Fitore që nuk matet me asgjë e Bayer Leverkusenit, skuadër që nuk njeh humbje në Bundesliga I.
Bayer Leverkusen para shikuesve të vet, në një atmosferë të zjarrtë, i ka dhënë goditje të rëndë Bayern Munihut, duke e mposhtur me rezultat 3:0
Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, si zakonisht nga minuta e parë duke luajtur rol të madh në lojë për këtë fitore që i përforcon edhe më shumë hapin në luftë për titullin e kampionit.
Granit Xhaka
Futbollisti Stanishiq në minutën e 18-të, Grimaldo në atë të 50-tën e Frimpong (90+5’), shënuan për fitoren e madhe të Leverkusenit.
Bayer Leverkusen kryeson me 55 pikë dhe Bayern Munih është në vend të dytë me 50 sosh.
Trajneri Xabi Alonso po thyen rekord me rezultate.