U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 23-të të Superiores, ku nuk munguan surprizat.
Në duelin e orës 13:30, kryesuesit e Egnatias barazuan pa gola ndaj Laçit, ndërkohë që në 2 duelet e orës 17:00, triumfuan dy skuadrat pritëse, Dinamo dhe Vllaznia.
Blutë e trajnerit Mehmeti mposhtën me përmbysje Partizanit, ndërkohë që Vllaznia, arkivoi 3 pikë të arta në shtëpi ndaj Teutës.
Java e 23-të, mbyllet me dy duelet e ditës së nesërme atë mes Tiranës dhe Erzenit si dhe Skënderbeu-Kukësi, që do të luhen prej orës 17:00.,