Talenti shqiptar i Kosovës, Art Smakaj ishte protagonist ditën e sotme në derbi ndaj Dinamos së Zagrebit, duke dhuruar një asist fantastik në minutën e 18-të për talentin Krivak, i cili nuk fali duke kaluar në avantazh Lokomotivën e Zagrebit, në supersfidën që u mbyll në barazim 2:2.
Të katërta golat u shënuan në pjesën e parë, Krivak dhe Cop shënuan për Lokomotivën e Zagrebit ndërkohë që Petkoviç realizoi dopietë për Dinamon në minutat 40 dhe 45+8’.
Titullarë në këtë përballje ishin edhe dy futbollistët e tjerë shqiptarë Mersinaj dhe Hoxha.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, duke qenë i pakalueshëm.