Odise Roshi ishte i pafat ditën e sotme, teksa u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në ndeshjen e kampionatit ndaj Bodrumspor, ku skuadra e tij Sakarajaspor barazoi pa gola në transfertë.
Fierakuu ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 79-të, gjatë një dyluftim ndaj lojtarit kundërshtar. Ndërkohë që 18 minuta kishte marrë kartonin e parë të verdhë.
Nga pamjet duket qartë se kartoni i dytë i verdhë ka qenë më shumë i vjedhur nga futbollisti kundërshtar sesa i merituar.
Vlen të theksohet fakti se Roshi këtë sezon numëron 4 gola dhe 2 asiste në divizionin e dytë të futbollit turk..