Afrika e Jugut është fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës në futboll.
Kombëtarja e Afrikës së Jugut dhe Republikës së Kongos, në kohën e rregullt luajtën baras (0:0) dhe me të njëjtin rezultat edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Afrika e Jugut ngadhënjeu me penallti me rezultat 6:5 ndaj Kongos.
Për Afrikën e Jugut nga penalltitë shënuan Sibisi, Monara, Modiba, Lepesa, Appollis, Xulu e dështoi Mokoena dhe për Kongon realiazun Moutoussamy, Mfulu, Bakambu, Kayembe, Wissa e dështoi Mbemba Ch.
Portieri Ronwen Williams është hero i triumfit duke pritur dy penallti të rivalit.
Nesër në orën 21.00 luhet finalja e madhe mes Nigerisë dhe Bregut të Fildishtë.