Fitorja 4:2 e Interit ndaj Romës ka dekretuar shkëputjen e mëtejshme në kreun e klasifikimit për zikatrit, por edhe aktivizimin e klauzolës për blerjen përfundimtare të Marko Arrnautoviç nga klubi.
Sipas akordit të arritur me skuadrën e Bolonjës ku gjendej më parë sulmuesi, tashmë transferimi bëhet përfundimtar.
Në momentin e firmave, Interi kishte rënë dakord që huazimi do të bëhej përfundimtar në momentin kur klubi zikaltër të siguronte të paktën 1 pikë në kampionat pas datës 5 shkurt 2024.
Me fitoren e sotme, klauzola u aktivizua.
Kështu, Interi do të duhet të paguajë 8 milionë euro për kartonin e futbollistit, të cilave do t’u shtohen bonuse deri në 2 milionë euro të tjera. Ndërkohë, edhe kontrata e Arnautoviç e firmosur në verë, tani bëhet përfundimtare. Duhet kujtuar se marrëveshja që nënshkruan zikaltrit me sulmuesin ishte deri në verën e vitit 2025.