Bayer Leverkusen regjistroi fitore të rëndësishme të shtunën, duke mposhtur Bayern Munich 3-0 në kuadër të xhiros së 21 në Bundesliga.
Dy nga golashënuesit e këtij ballafaqimi ishin Grimaldo dhe Frimpong, që po shkëlqejnë nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso këtë sezon.
Alejandro Grimaldo është transferuar me kosto zero verën e kaluar nga Benfica, duke regjistruar 10 gola dhe 11 asistime.
Ndërsa Jeremie Frimpong ka shënuar 8 gola dhe 10 asistime.