Bayer Leverkuseni triumfoi të shtunën në derbin ndaj Bayern Munichit, duke bërë kështu një hap të madh në rrugën për titullin e kampionit në Gjermani.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso derbin ndaj kampionit në fuqi gjerman e fitoi bindshëm, me rezultatin 3:0.
Si zakonisht, Granit Xhaka ishte titullar edhe mbrëmë, dhe kompletoi një tjetër 90 minutësh.
Mesfushori nga Kosova u vlerësua me një tjetër paraqitje të mirë, teksa vazhdon të jetë një prej më më të dalluarve në arritjet e Leverkusenit këtë sezon.
Pas ndeshjes së zhvilluar në “Bay Arena”, Xhaka pati një pritje të ngrohtë nga familjarët e tij, u publikua nga gruaja e kapitenit të Zvicrës, Leonita.