Hendbollisti prej më të mirëve në Kosovë, Deniz Terziqi, mbrëmë ka debutuar me sukses në fanellën e Kastriotit të Ferizajt dhe është më i merituari për fitoren e thellë me rezultat 36:28 ndaj Trepçës së Mitrovicës, në takimin e javës së 15-të të Superligës së Kosovës.
Terziqi ka treguar lojë mjeshtërore duke shënuar 8 gola, që e bëri ndaj ishte skuadrës së tij.
Terziqi më efikasi, me golat tuaj vendosët fituesin, sa jeni të lumtur që gjunjëzuat Trepçën dhe çka e dalloi ekipin ndaj rivalit?
“Debutimi në fanellën e Kastriotit ishte si të mos isha larguar nga Klubi edhe pse kam luajtur pas asaj periudhe edhe ne klube tjera.
Për efikasitetin gjatë ndeshjes i falënderoj bashkëlojtarët që me ndihmuan, që pa ndihmën e tyre nuk kisha me qenë në këtë pozitë edhe pse për mua edhe për Klubin më e rëndësishme ishte fitorja.
Në lojë me Trepçën isha unë në lojën e ardhshme do të jetë tjetërkush.
Ekipi ynë me atë të Trepçës e dallojnë shumë faktor, së pari kryetari me bordin e vet edhe pse kanë obligime të veta personale në jetë i qëndrojnë shumë pran klubit dhe bëjnë çdo gjë që i ndihmon klubit të arrij synimet e veta.
I kemi çdo ditë në stërvitje.
Na pyesin: A keni nevojë për ndonjë gjë, gjë që nuk e kam pasur në kohën sa isha në Trepçë.
Një falënderim shkon edhe për trajnerin Flamur Salihu që qëndron pran lojtarëve të Klubit e jo vetëm interesin personal.
Besoj qe me fitoren e djeshme, u pa se ku ishte merita e sezonit të kaluar në Trepçë”, thotë Terziqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Çfarë nuk keni pas në Trepçë për dallim nga Kastrioti?
“Korrektësia dhe interesimi i kryetarit bashkë me bordin e saj ka qenë zero, nuk ju kanë përmbajt kushteve dhe Kontratës që kemi pas”, ka përfunduar Terziqi.
Kastrioti renditet në vend të katërt me 18 pikë e ka dy më pak se Trepça që gjendet në pozitën e tretë.