Ballkani i Therandës është në epërsi (0:1) në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Kampioni në fuqi kaloi në epërsi me golin e futbollistit Gentrit Halili në minutën 21-të, që shënoi kundër Lirisë.
Në minutën e 26-të, Hamidi gjuan nga 17 metra por shtylla e majtë e shpëtoi Lirinë.
Prishtina është në epërsi me 1:0 ndaj Feronikelit 74 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Autor i golit është Bielsa në minutën e 22-të.
Dukagjini – Malisheva lojë e mirë, mysafirët avancojnë me 0:1, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.