Prishtina e ka nisur me fitore pjesën e dytë të kampionatit.
Bardhekaltrit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Feronikelit 74, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Autorët e golave janë Biesa në minutën e 22-të e Pefqeli nga penalltia në minutën e 58-të.
Prishtina zë vendin e katërt me 29 pikë e ka tetë më shumë se ‘Nikli’ që gjendet tre pozita më poshtë pas javës së 19 në elitën e futbollit të Kosovës.