Cikalleshi protagonist!
Konyaspori po luan në shtëpi kundër Ankaragucu. Sokol Cikalleshi dhe Valon Ethemi e kanë nisur si titullarë për Konyasporin, që e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë.
Gol ku la shenjën e tij edhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i kombëtares dhuroi një asist për Louka Prip. Me danezin që dërgoi topin në rrjetë.
Ky është asisti numër 5 sezonal në Superligën turke për 33-vjeçarin nga Kavaja, i cili numëron edhe 8 gola.