Pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë të re me Athletic Bilbaon vetëm disa muaj më parë, është shumë e mundur që Nico Williams të largohet gjatë verës.
Si pjesë e marrëveshjes së rinovimit, klauzola e tij e lirimit qëndroi në 50 milionë euro, e cila me siguri do të tundojë shumë klube gjatë afatit kalimtar veror.
Premierliga duket të jetë një destinacion i mundshëm për Williams, me Arsenalin dhe Chelsean që kanë shprehur interesim për të.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, në rubrikën e tij ekskluzive për “CaughtOffside” ka bërë të ditur se klubi londienz ka skautuar 21-vjeçarin në javët e fundit. Por, e njëjta gjë thuhet edhe për Chelsean, që gjithashtu po synon një lëvizje të mundshme gjatë verës.
“Arsenali gjithashtu ka dërguar skautët e tyre për të ndjekur Nico Williams të Athletic Club shumë herë, dhe është e njëjta gjë për Chelsean pasi e përfshinë atë në listë verën e kaluar.
Gara është plotësisht e hapur dhe asgjë nuk është avancuar me asnjërin klub deri më tani. Ai do të ishte i mrekullueshëm në Premierligë për mendimin tim – një lojtar fizik dhe teknik”, u shpreh Romano.
Nico Williams me Athletic Bilbaon ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Sulmuesi spanjoll këtë sezon ka regjistruar 20 paraqitje në La Liga, teksa ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.