Është interesant se para 10 viteve përkatësisht me 14 tetor të vitit 2014, në stadiumin e Partizanit të Beogradit, është zhvilluar ndeshja kualifikuese për Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre në minutën e 41-të kur rezultati ishte 0:0, pasi që huliganët serbë u futen në fushë dhe sulmuan (rrahën) futbollistët e Shqipërisë.
Shqipëria me vendimin e CAS-it e pati fituar takimin me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Serbisë.
Duhet kujtuar se në stadiumin e Partizanit në Beograd bie droni me flamurin e Shqipërisë Etnike dhe me portretet e Ismail Qemailit e Isa Boletinit.
Dhe pas 10 viteve, pritet që të kemi dy shqiptarë në fushën e lojës në Serbi, kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me Zvicrën ndaj Serbisë, por kësaj radhe ndeshja luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, divizioni A.
Ndeshja luhet (xhiro e tretë) në orën 20.45 në stadiumin e Cërvena Zvezdës së Beogradit.
Zvicra është në grupin e 4-të së bashku me Serbinë, Danimarkën dhe Spanjën.