Vedat Muriqi shpërthen në Spanjë!
Vedat Muriqi rikthehet te goli me Mallorcan teksa i dhuroi fitoren të tijve në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos me rezultatin 2:1.
Sulmuesi e nisi titullar ndeshjen ndaj Rayos, dhe shënoi golin e fitores në minutën e 91 teksa u tregua i saktë nga zhvillimet e një këndoreje.
Dardani devijoi saktësisht topin me kokë duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke bërë që të shpërthente festa në stadiumin e Mallorcas.