Fituesi i Superkupës së Kosovës, Prishtina, e ka filluar për mrekulli pjesën e dytë të kampionatit, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Feronikelit 74 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Futbollisti Jalen Blesa është i lumtur që sot shënoi për fitoren e Prishtinës.
“Jam shumë i kënaqur me përformancën e tërë ekipit.
Jam po ashtu i kënaqur me rikthimin tim si titullar duke ndihmuar skuadrën për të fituar tre pikët.
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme që të rifillonim pjesën e dytë të kampionatit me sukses”, thotë Blesa për faqen e FC Prishtina.
Skuadra nga kryeqytetit tani renditet në vend të katërt me 29 pikë pas 19 jave të luajtura në elitën e futbollit të Kosovës.