Katër fitore radhazi për Atalantën në Serinë A dhe një tjetër hap i rëndësishëm për objektivin Champions.
Skuadra bergamaske triumfoi 1:3 në fushën e Genoas, me gola të De Ketelaere, Koopmeiners, Zapacostas dhe Toure, ndërsa për vendësit rezultoi pa vlerë finalizimi i Malinovsky-t (barazoi përkohësisht rezultatin).
Në minutën e 22-të, Pasalic asistoi ish-in e Milanit që zhbllokoi rezultatin, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.
Sapo nisi pjesa e dytë barazoi Malinovsky, por ekipi bergamask nuk bëri prapa, duke shënuar një tjetër gol nga Koopmieners.
Scalvini realizoi një tjetër gol për Atalantën, por me ndërhyrjen e sistemit VAR u anulua për pozicion jashtë loje.
Gjithsesi, në limitet e shtesës, Zapacosta dhe Toure (realizoi në debutim) vulosën rezultatin përfundimtar në 1:4.