Dinamo kërcënon Tiranën, rezultatet dhe renditja

Futboll

Dinamo kërcënon Tiranën, rezultatet dhe renditja

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 20:34
Rezultatet

Është luajtur java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, që ngriti siparin të shtunën me sfidën Egnatia-Laçi.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Në orën 17:00 u luajtën edhe dy takime të tjera.

Image

Tabela

Në “Niko Dovana” Dinamo City regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi mundi Partizanin me rezultatin 2-1.

Edhe Vllaznia arriti një triumf tepër të rëndësishëm pasi fitoi në “Loro Boriçi” ndaj Teutës me rezultatin 2-1.

Të dielën u zhvilluan edhe dy takimet e fundit të kësaj jave, në orën 17:00. Në “Air Albania” Tirana barazoi 1-1 me Erzenin, ndërsa Skënderbeu fitoi në Korçë ndaj Kukësit me rezultatin minimal 1-0.

Kryeson e vetme tabelën e klasifikimit Egnatia me 48 pikë. Shumë interesante është bërë lufta për “Final 4”, sepse tashmë është ngushtuar diferenca mes skuadrave. Partizani dhe Vllaznia ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Tirana me 34 pikë, qëndron në vendin e katërt, por ndjen presionin e Dinamos, që ka vetëm 3 pikë më pak dhe një ndeshje të prapambetur për të luajtur.

Kukësi dhe Teuta vazhdojnë të qëndrojnë në 2 vendet që të çojnë në kategorinë inferiore, ndërsa Skënderbeu hedh një hap të madh drejt shpëtimit pas suksesit të sotëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat