Bregu i Fildishtë në festë.
Bregu i Fldishtë është kampion i Kupës së Kombeve ë Afrikës në futboll.
Nigeria tronditet, ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Bregu Fildishtë, në finalen që u zhvillua në stadiumin
"Stade Olympique Alassane Ouattara" në Abidjan.
Mbi 60 mijë shikues panë një finale të luftuar deri në pikën e fundit.
Nigeria ka avancuar me golin e futbollistit Troost-Ekong në minutën e 38-të por Bregu i Fildishtë e ka përmbysur këtë epërsi në pjesën e dytë.
Kessie e ka barazuar rezultatin në minutën e 62-të e Haller në atë të 81-tën ka realizuar për fitoren e madhe.