Mbrojtësi Silvio Vokrri i bashkohet Vorskla Polltavës në Ukrainë.
22-vjeçari ka firmosur kontratë për 3 vjet e gjysmë më këtë ekip.
Ai ishte pjesë e Dinamos, por klubi e la të lirë futbollistin për t’u transferuar në Ukrainë.
Gjatë pjesës së parë të sezonit Vokrria është aktivizuar për pak minuta në dy ndeshje, në fitoren 2-1 me Kukësin dhe në humbjen 2-3 me Tiranën.