Opinioni i Arrigo Sacchit është gjithmonë i vlefshëm, sidomos kur bëhet fjalë për elitën e futbollit italian.
77-vjeçari tha se disfata e radhës e bardhezinjve erdhi si rezultuar i rënies në “San Siro”.
“A e prisja kolapsin e Juventusit? Nëse them po, do të dukesha mendjemadh.
Duhet të pranoj që humbja ndaj Udineses, për mendimin tim, është rezultat i disfatës së një jave më parë në “San Siro”, ndaj Interit. Prandaj, diçka mund të perceptohej në ajër.”
Lojtarët e Allegrit dhanë gjithçka dhe kuptuan se ishin inferiorë ndaj Interit.
Këto janë ndeshje që lënë gjurmë tek ju, fizikisht dhe mendërisht.
Pasi e kuptuan se nuk do ta fitonin garën e titullit, ndoshta e ulën pak vigjilencën. Për më tepër, Juvja ka një skuadër shumë të re, ka pak përvojë, nuk ka një lider. E gjitha kjo peshon shumë në planin afatgjatë”.
“Po kalon një periudhë të mirë, e tregoi edhe të dielën në mbrëmje kundër Napolit. Është vetëm një pikë prapa Juventusit dhe për këtë arsye është logjike që synon ta përfundojë kampionatin i dyti”.