Një nga episodet më të bujshme në finalen e Kupës së Botës së vitit 2022 në Katar mes Francës dhe Argjentinës ishte ai rast i shpërdoruar nga sulmuesi Randal Kolo Muani përballë portierit Emi Martinez.
Në atë moment, ndeshja ishte e fiksuar në shifrat 2-2 dhe një gol i Kolo Muani do ta shpallte Francën Kampione të Botës.
Por, fati nuk ishte me sulmuesin e Paris Saint-Germain dhe argjentinasit festuan titullin e tretë botëror. Së fundmi, Kolo Muani është rikthyer të flasë për atë episod dhe e pranon se të gjithë do t’ia kujtojnë gjatë atë gafë.
“Do të kujtohem gjithnjë si njeriu që humbi atë rastin një kundër një në finalen e Kupës së Botës. Kjo do të përndjekë gjithë jetën dhe e di mirë.
Edhe kur të mbyllë karrierën njerëzit sërish do të flasin për atë episod. Jam ende njeriu që shpërdoroi mundësinë e artë në finalen e Kupës së Botës”, u shpreh Kolo Muani.