Manchester United rrezikon të mbetet jashtë Champions League

Futboll

Manchester United rrezikon të mbetet jashtë Champions League

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:19
Logo e Manchester Utd

Manchester United rrezikon të përjashtohet nga Champions League sezonin e ardhshëm edhe nëse do të mundet të vulosë kualifikimin deri në fund të sezonit.

UEFA nuk i lejon dy klube në pronësi të të njëjtit pronar të konkurrojnë në të njëjtin kompeticion europian.

Blerja prej 25% të Sir Jim Ratcliffe do të ratifikohet në ditët në vijim dhe britaniku zotëron tashmë edhe klubin francez, Nice. Si United ashtu edhe Nice, janë në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në Champions League, pasi aktualisht anglezët renditen në vendin e gjashtë dhe francezët në vendin e dytë në ligat përkatëse.

Megjithatë, rregulloret e UEFA thonë se vetëm skuadra me vendin më të lartë në ligën e tyre përkatëse do të lejojë të marrë pjesë në një kompeticion të njëjtë.

Menyrë e vetme për të dyja ekipet për të luajtur në Europë, është nëse njëra kualifikohet për në Champions League, e tjetra në Europa ose Conference League.

Por, Manchester Unitedh dhe Nice nuk janë klubet e vetme me këtë problem,. Manchester City dhe Girona, Aston Villa dhe Vitoria de Guimaraes, Brighton dhe Royal Union Saint Gilloise gjithashtu mund të dëbohen nga Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat