Bayern Munih i afrohet ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Lazios në një klimë tensioni, pas disfatës së rëndë të pësuar në përballjen direkte të Bundesligës ndaj Bayer Leverkusenit.
Stefan Effenberg, kapiteni i bavarezëve em shumë se 20 vite më parë (2001) kur ata fituan Ligën e Kampionëve, tha:
“Unë nuk shoh ndonjë lojtar nga i cili Bayern mund të frymëzohet.
Mungojnë liderët dhe nëse nuk i keni këto personalitete, djemtë nuk të dëgjojnë.”
Sipas asaj që raporton “Sport1”, disa lojtarë janë të pakënaqur me cilësinë e përgjithshme të skuadrës. Në fakt, mungojnë njerëz të aftë për të transmetuar “gjenin e Bayernit” te lojtarët e rinj.
Effenberg thekson gjithashtu:
“Po të isha ende lojtar i Bayernit, do t’i kisha marrë djemtë dhe do t’u trazoja ndërgjegjen.
Por këta lojtarë nuk janë më në skuadër”.