Manchester United synon të sjellë në Premier League dy yjet e mbrojtjes së Bayer Leverkusen.
Bëhet fjalë për Jeremie Frimpong dhe Edmond
Tapsoba. Dyshja ka luajtur një rol kyç në sezonin mahnitës të Leverkusen në Bundesliga, në skuadrën e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso.
Liderët e kampionatit gjerman kanë pësuar vetëm 14 gola në 21 ndeshje këtë sezon. Frimpong dhe Tapsoba kanë rol kryesor në rekordin e shkëlqyer të mbrojtjes së Leverkusen.
Ndaj, sipas “Manchester Evening Neës”, drejtuesit e “djajve te kuq” kanë mbajtur shënime në lidhje me përparimin e tyre.
Mbrojtësi i djathtë, holandezi Frimpong, ka qenë edhe më parë i lidhur me një lëvizje në “Old Trafford”. 23-vjeçari vjen nga akademia e Manchester City, por nuk luajti asnjë ndeshje me këtë skuadër.
25-vjeçari Tapsoba, që vjen nga Burkina Faso, ka gjithashtu ka kontratë deri në vitin 2028 me Leverkusen. Ai është përfshirë prej kohësh në listën e opsioneve të mundshme të qendërmbrojtësve të Man United.