Milliyet, media turke raportoi se presidenti i Republikës së Polonisë u përfshi në transferimin e Ernest Muçit te Beshiktashi.
Sipas tyre, Legia refuzoi 15 milionë euro për shqiptarin dhe pranoi ofertën me 10 milionë euro, pasi presidenti i Besiktas kishte folur me presidentin e Polonisë, Duda. Mbi këtë situatë ka reaguar edhe Legia.
“Lajmet rreth Presidentit Duda që përfshihet në transferimin e Dudës janë të pavërteta.
Ne e kuptojmë kreativitetin e gazetarëve, por këtë herë imagjinata e tyre shkoi larg”, tha Legia.