Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Chelsea refuzoi një propozim nga Bayern Munichu që ky i fundit ta merr në huazim sulmuesin e krahut, Mykhaylo Mudryk.
Bayerni e kërkoi Mudrykun në huazim deri në muajin qershor si opsion emergjent pas lëndimit të Kingsley Coman.
Chelsea menjëherë e refuzoi kërkesën e Bayernit, pasi që nuk kishte qenë kurrë opsion konkret ose mundësi për ta marrë Mudryk në huazim.
Bayerni vendosi për ta sjellë Bryan Zaragozan si prioritet, Mudryk nuk ishte kurrë në shitje nga Chelsea.