Përmes një videoje në “Facebook”, skuadra e Prishtinës ka konfirmuar largimin e Jalen Blesas nga klubi.
Blesa u transferua te Prishtina nga skuadra e Rahovecit në janar të vitit të kaluar.
Tani, Blesa është bërë me skuadër të re.
Prishtina ka bërë të ditur se Blesa i bashkohet skuadrës rumune, Universitatea Craiova.
Në 40 ndeshje në të gjitha garat me Prishtinën, Blesa ka shënuar 10 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime.