Leipzigu dhe Reali i Madridit janë duke u përballur sot në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ve të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë e lojës la pas polemika. Leipzigut iu anulua një gol gjatë fraksionit të parë të lojës.
Një vendim që fillimisht ngriti dyshime për favorizim të Realit të Madridit.
Por nga pajmet e zmadhura të aksionit vërehet se lojtari i Keipzigut shkon dhe shtyn nga pas portierin e madrilenëve, duke e penguar të kthehej pas në pozicionin e tij.
Pikërisht për këtë motiv, goli i shënuar u konsiderua i parregullt.