Brahim Diaz i Real Madridit thotë se ai do ta ndjekë gjithmonë Milanin dhe bëri shaka se ai flet më shumë me Theo Hernandez se sa me familjen e tij dhe të dashurën e tij.
Diaz shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Realit kundër RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve mbrëmë.
Gazetarët italianë e pyetën se ai ishte ky momenti më i mirë në karrierën e tij, dhe Diaz u përgjigj:
“Po, ndjehem mirë, por unë isha i lumtur edhe te Milani gjithashtu, dhe gjithmonë do të jem mirënjohës. I dua të gjithë në klub, sepse kalova tri vite fantastike në Milan, dhe unë jam i lumtur edhe këtu gjithashtu”, tha Diaz.
Po ashtu, Diaz u pyet se a ka biseduar me Theo Hernandez, pas golit të këtij të fundit kundër Napolit javën e kaluar.
“Sigurisht që po. Unë bisedoj më shumë me të (Theo Hernandez) se sa me familjen time ose me të dashurën time. Sigurisht që i ndjek ndeshjet gjithmonë dhe do ta bëjë për tërë jetën”, tha Diaz.