Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel ka folur për mediet në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Lazio-s.
Gjermani shprehu bindjen se skuadra e tij do ketë sukses, por theksoi gjithashtu se Lazio është një kundërshtar i vështirë dhe se shanset janë 50% me 50%.
“Pas humbjeve ne kemi treguar gjithmonë reagimin tonë dhe qëndrimin kritik ndaj vetes edhe në analizën e ndeshjeve. Ne kemi luajtur në një nivel të lartë për një kohë të gjatë. Jam i bindur se do ta ngremë kokën.
Ndaj Lazio-s do të jetë e vështirë, por gjithsesi do të jetë një moment i mirë për t’u përballur me një kundërshtar të ri në një kompeticion tjetër. Nesër ndeshja me Lazio-n do të jetë 50% me 50%”-deklaroi Tuchel.