Kombëtarja e Zvicrës përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar zhvillimin e dy miqësoreve para ndeshjeve të “Euro 2024”.
Më 4 qershor, “Helvetikët” e trajnerit Murat Jakin luajnë ndaj Estonisë, në Luzern. Kurse më 8 qershor kundër Austrisë, në St.Gallen.
Kujtojmë që para qershorit, Zvicra e shqiptarëve do t’i luajë dy miqësore, ndaj Danimarkës dhe Republikës së Irlandës.
Në “Euro 2024”, Zvicra është në grup së bashku me Hungarinë, Skocinë dhe Gjermaninë.