Ish-ylli i Ajax, Quincy Promes, është dënuar zyrtarisht me 6 vjet burgi për përfshirjen e tij në kontrabandën e mbi 1350 kilogramëve kokainë.
Promes u akuzua majin e kaluar për përfshiren e tij të dyshuar në kontrabandën e 1370 kilogramëve kokainë.
Dy ngarkesa prej 650 kg dhe 713 kg u kapën në Antwerp në janarin e vitit 2020.
Tashmë, Prokuroria Publike ka shpallur fajtorë lojtarin holandez dhe një të dyshuar tjetër 32-vjeçar për import, eksport, transport dhe posedim të drogës.
Dyshohet se kokaina ishte fshehur në një ngarkesë me kripë deti nga Brazili, nga ku droga u transportua në dy kontejnerë në Antwerp.
Raportime të mëtejshme tregojnë se ish-lojtari i Ajax ndihet se është i paprekshëm, duke pasur parasysh faktin se ai shmangu pjesëmarrjen në datat e gjyqit. Sipas “NL Times”, prokurorët thanë: “Ai duket se mendon se është i paprekshëm në Rusi ose jashtë saj.