David Beckham ishte i emocionuar kur mori një dhuratë të pazakontë për ditën e Shën Valentinit nga gruaja Victoria, ndërsa dashuria e tij e sapo gjetur për pulat vazhdon të rritet.
Bashkëpronari i Inter Miami, Beckham, ka qenë i emocionuar për tu kujdesur për tufën e tij të pulave muajt e fundit.
Dhe në ditën e Shën Valentinit, ai shkoi në Instagram për të falënderuar gruan e tij Victoria që i dha edicionin më të fundit të revistës The Country Smallholder – e cila ofron lajme, informacione praktike, udhëzime dhe rubrika mbi bujqësinë e hobi, kopshtarinë organike, këshilla veterinare dhe me shumë.
Së bashku me Beckham që postoi një foto të revistës në një histori në Instagram, 48-vjeçarja shkroi: “Dhurata ime e Shën Valentinit”, e ndjekur nga një emoji me zemër dashurie duke i bërë tag edhe Victoria-s.
Beckham mori tufën e tij të pulave për Krishtlindje, gjë që bëri që Victoria t’i jepte ish-lojtarit të Anglisë një libër të quajtur “Keeping Chickens for Dummies”.
Javën e kaluar, Beckham tregoi “entuziazmin” e tij për gjetjen e vezëve dhe “mësimin e asaj që ato kanë nevojë” dhe tani kjo revistë thjesht do t’ia shtojë entuziazmin për të gjithë procesin.