Janë të pakta ndeshjet në të cilat Erling Haaland nuk shënon gol.
Një e tillë ndodhi dje në stadiumin Parken ndaj Kopenhagës, por norvegjezi bëri ende një përpjekje për t’u folur në këtë ndeshje.
Arsyeja është fluturimi i tij joreal me të cilin i kënaqi absolutisht të gjithë.
Haaland kishte të gjithë hapësirën në botë për të tentuar të shënonte një gol me kokë pas një krosimi, por vendosi për një tjetër opsion.
Haaland u përpoq të shënonte një gol spektakolar me këmbë.
Duket e pabesueshme që pjesa e sipërme e këpucës së tij ishte në një lartësi prej dy metra e 34 centimetra dhe ai arriti të kapte topin.