Gerald Smajli do të jetë një mungesë e sigurt për takimin kundër Egnatias.
Nga sa mësohet mbrojtësi i djathtë ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe nisur nga kjo ai do të mungojë në përballjen e së shtunës ndaj Egnatias.
Kjo do të jetë një mungesë shumë e rëndësishme për teknikun Osmani, të cilit do t’i duhet që të gjejë e zëvendësuesin e tij.
Me shumë gjasa një nga lojtarët që mund të jetë në vend të Smajlit do të jetë pikërisht Sala, ai që ishte i dënuar në takimin ndaj Teutës për arsye se në Laç u ndëshkua me karton të verdhë, i katërti për të.
Megjithatë, tekniku Osmani mund të shikojë edhe të tjera zgjidhje për të gjetur zëvendësuesin e Smajlin që gjithsesi do të jetë një mungesë tejet e rëndësishme për këtë sfidë.