Edwin van der Sar, ish-portieri i shquar i disa skuadrave, drejtues tek Ajax, dha një intervistë për podkastin “KieftJansenEgmondGijp”.
Kjo ishte hera e parë që fliste publikisht, që nga momenti kur u shtrua me urgjencë në spital, korrikun e kaluar në Kroaci, pasi pësoi hemorragji në tru teksa po pushonte në plazh:
“Shëndeti im është mirë.
Nuk kam pësuar shumë dëme, mendoj, por nuk kam kaluar ende asnjë ditë në zyrë nga ora 9 deri në 5.
Megjithatë, jam mirë, kam pasur një udhëtim të këndshëm në Karaibe”.