Olympiacos do të sfidojë hungarezët e Ferencvarosit për një biletë në raundin e 1/8-ve në Conference League. Takimi i parë do të zhvillohet të enjten (18:45) në Pire. Dueli i kthimit, pas një jave në “Groupama Arena” të Budapestit.
Në mes të ndeshjeve europiane është “finalja” e titullit kampion përballë PAOK-ut kryesues. Drejtuesit e Olympiacosit kanë kërkuar që të shtyhet dueli i fundjavës në Selanik, i programuar për të dielën e 18 gushtit.
Liga greke informoi se gjatë ditës së enjte do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e bordit drejtues për të shqyrtuar kërkesën e Olympiaciosit, e bërë ditën e martë.
Skuadra nga Pireu, rekordmene e futbollit grek me 47 tituj kampionë, renditet në vendin e katërt me 44 pikë, 7 më pak se PAOK-u.