Ralf Rangnick ka dalë si kandidat surprizë për të zëvendësuar trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandes. Presidenti Laporta është tifoz i gjermanit, edhe pas periudhës së pasuksesshme si trajner i përkohshëm te Manchester United.
Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, është shfaqur si kandidat surprizë për të zëvendësuar Xavi Hernandez te Barcelona sezonin e ardhshëm. 65-vjeçari vlerësohet shumë në vendin e tij, në Gjermani, por pati një periudhë zhgënjyese si trajner i përkohshëm te Manchester United kur zëvendësoi Solskjer në nëntor 2021.
Ish-trajneri i Laipcigut drejton Austrinë që kur u largua nga United dhe e drejtoi në kualifikimin në finalet e kampionatit evropian që luhet verën e ardhshme. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është tifoz i Rangnickut si trajner dhe e vlerson shumë si opsition për të zëvendpësuar Xavin, sipas gazetës katalanase Sport.
Pavarësisht periudhës së pasuksesshme në Premier League, Rangnick e ka ruajtur reputacionin si zhvillues i talenteve të rinj. Gjithsesi, ai nuk është kandidati i vetëm, pasi Laporta ka në listë edhe emra si Arteta, Xabi Alonso e Roberto De Zerbi.
Trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandes, bëri të ditur më 27 janar se ai do të largohet në përfundim të këtij sezoni nga skuadra që e drejton që nga nëntori 2021.