Pavarësisht humbjes nga Bregu i Fildishtë në finale, lojtarët e Nigerisë u shpërblyen për arritjen në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Osimhen dhe shokët e tij u pritën nga Presidenti i Republikës, Bola Tinubu, i cili u dha nga një apartament dhe tokë për lojtarët dhe stafin teknik.
“Nuk është e lehtë të pranosh një disfatë, falë pritshmërive në prag të ndeshjes, por të gjithë treguan sportivitet dhe qëndrueshmëri gjatë kompeticionit”, shpjegoi kreu i shtetit siç raporton Sportface.
Një gjest për t’u duartrokitur, pasi në sport jo gjithmonë mund të fitosh, por rëndësi ka që të japësh maksimumin dhe arritja në finale ishte një krenari e madhe për Nigerinë.