Trajneri Antonio Conte ka dhënë një intervistë të gjatë për Telegraph dhe ka folur ndër të tjera për ëndrrat e tij si trajner ende për t’u realizuar:
“Sinqerisht, kam një ëndërr: një ditë do të doja të ngrija Champions League edhe si trajner.
“E di që është shumë e vështirë, njerëzit mendojnë se është e thjeshtë, por duhet të jesh në klubin e duhur, një klub që përputhet me ambiciet e tua, një klub i gatshëm për të hedhur hapin e fundit për të fituar Champions League.
“Vetëm shikoni Manchester Cityn, sa kohë iu desh për ta ndërtuar atë sukses. Shtatë vjet, apo jo?”.
Ai shtoi:
“Do të doja t’i jepja këtë gëzim babait tim. Ai më tha ‘Do të doja të të shihja të ngrije Champions League’. Nuk është e lehtë, por të gjithë kanë të drejtë të kenë një ëndërr”.
Për Conten, skuadra e radhës duhet të jetë një ekip me ambicie dhe mundësi për të fituar trofe:
“Për mua tani është e pamundur të punoj për një ekip që aspiron vetëm të bëjë shfaqje, sepse pritshmëria ndaj meje lidhet ekskluzivisht me fitoren.
“Unë e dua të kaluarën time, por në të njëjtën kohë pritshmëria është gjithmonë shumë e lartë.
Dhe nëse nuk fiton, ke dështuar. Opsioni ideal është të argëtosh njerëzit dhe të fitosh".