PSG e fortë

Bayern Munihu tronditet në Romë, ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Lazio, në takimin e parë të të tetës së finales së Champions League.
Fitore e madhe e Lazios por që nuk i jep qetësi për sfidën e kthimit në “Allianz – Asrena” në Munih.
Në minutën e 48-të, Isaksen bëri një veprim të jashtëzakonshëm dhe kur pritej të shënoj nga afërsia, ai dështoi në rastin ideal dhe fat për Bayernin.
Lazio - Bayerni 1:0
Shënues: Immobile (69' - nga penalltia).
Kartona të kuq: Upamecano.
Kartona të verdhë. KImmich.
Lazio: Provedel, Marushiq, Gila (Patric 81'), Romagnoli, Hysaj (Lazzari 60'), Vecino, Guendouzi, Luis Alberto (Kamada 81'), Isaksen (Pedro 74'), Immobile (Castellanos 74') dhe Felipe Anderson.
Bayerni: Neuer, Mazraoui, Upamecano, M.-J. Kim, Guerreiro, Kimmich, Goretzka (de Ligt 73'), L. Sané (Tel 81'), T. Müller (Choupo-Moting 82'), Musiala dhe Kane.
PSG - Sociedad 2:0
Kartona të verdhë: Le Normand.
Shënues: Mbappe (58'), Barola (71')..
Kartona të verdhë: Traore.
PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Danilo Pereira (Hernandez 72'), Lucas Beraldo, Zaire-Emery, Vitinha, Fabian, Dembele (Kolo Muani 83'), Mbappe dhe. Barcola (Asensio 72')
Sociedad: Alex Remiro, H. Traore, Zubeldia, Le Normand (Pacheco 79'), Javi Galan (Aramburu 88'), Zubimendi, Merino, Mendez (Turrientes 79'), Kubo, Barrenetxea (Zakharyan 66') dhe Silva (Sadiq 79').
Upamecano i Bayernit në minutën e 67-të është ndëshkuar direkt me karton të kuq pasi që faulloi shumë keq ndaj lojtarit të Lazios, Isaksen dhe gjyqtari akordoi penallti për Lazion.
Immobile me gjakftohtësi goditi nga pika e bardhë dhe 1:0.
Bayerni 23 minuta u paraqit pa një futbollist.
Nga ana tjetër, reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur 60 minuta për Lazion.
PSG para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Sociedadit dhe ka një epërsi të mirë për sfidën e kthimit.
Kylian Mbappe me shokë treguan lojë të mirë dhe me meritë shënuan fitore.
Futbollistët Kylian Mbappe (58’) e Barcola (71’) shënuan për fitoren e vendasve.