Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur nga minuta e parë për Lazion në ndeshjen e parë të të tetës së finales së Champions League.
Futbollisti shqiptar është zëvendësuar në minutën e 60-të, ndërsa është vlerësuar me notën 6.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Lazio ngadhënjeu (1:0) falë golit të Immobiles (69’ – nga penalltia) ndaj Bayern Munihut.
Min-jae Kim i Bayernit është lojtar i ndeshjes, me notën 7.7.