Lazio ka arritur ta befasojë Bayern Munichun pasi mposhti në ndeshjen e vlefshme për rundin e 16 në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane mposhti me rezultat minimal 1-0 atë gjermane në stadiumin “Olimpico”.
Golin e fitores e shënoi Immobile nga penalltia në minutën e 69-të.

Në këtë ndeshje më të vlerësuarit e Lazios ishin Luis Alberto dhe Gustav Isaken (7.4), kurse futbollisti shqiptar Elseid Hysaj u vlerësua me notën 6.7.
Kurse te Bayerni më të mirët ishin Min-jae Kim 7.7, Musiala dhe Leroy Sane 7.4.