Xherdan Shaqiri po përgatitet me Chicago Fire për nisjen e sezonit të ri në MLS (25 shkurt).
Skuadra amerikane zhvilloi një takim miqësor përballë Minesotta United, të cilin e fitoi 4:0.
Dhe një nga golat e realizoi Shaqiri.
Ishte minuta e 75’ kur lojtari i kombëtares së Zvicrës realizoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.
Edhe pse në një pozicion të prirët, Shaqiri gjeti cepin e trekëndëshit, duke shënuar një eurogol.
Fokusi i madh është Euro 2024, që do të organizohet gjatë verës në Gjermani (14 qershor-14 korrik). Shaqiri numëron 119 ndeshje dhe 29 gola me kombëtaren e Zvicrës.
Helvetët janë pjesë e grupit A në Euro 2024, aty ku bëjnë pjesë edhe vendasit e Gjermanisë, Skocia dhe Hungaria.