Formacionet zyrtare të Galatasaray - Sparta Pragë!
Galatasaray-Sparta Prague ndeshen këtë të enjte në kuadër të raundit të 1/16-ave të Europa League, sfidë që nis në orën 18:45..
Ndërsa jemi në prag të këtij takimi trajnerët Buruk dhe Priske kanë vendosur si do zbresin në fushën e blertë ekipet e tyre.
Sa i përket Sparta Prague, ekipit pjesë e së cilit janë dy lojtarë shqiptare, Qazim Laçi do e nisë takimin nga minuta e parë, teksa Indrit Tuci do e fillojë këtë sfidë nga stoli.