Kosova e Duseldorfit është më e mobilizuar se kurrë për të realizuar qëllimin e saj, ngritjen në Landesliga.
Kampioni vjeshtor i Bezirksliga, Kosova është gati për sfidën e parë pranverore.
Të dielën Kosova do të përballet me GSG Duisburgun.
“Këtë të diele kthehemi në Bezirksliga në javën e 19-të kundër GSG Duisburg.
Ndeshja e parë kundër këtij ekipi përfundoi ke rezultat 1:2 në të mirë të ekipit tonë si mysafir në javën e tretë. Kësaj radhe e presim në shtëpi skuadrën nga Duisburgu.
Ne presim më të mirën nga djelmoshat tanë dhe tre pikët e radhës në rrugëtimin tonë drejt Landesliga.
Ne ju presim këtë të diele me fillim nga ora 15:00 në Am Wald 130,40599 Düsseldorf”, njofton FC Kosova.