Dramë në Hamburg, Shakhtar barazon!
Shakhtar Donetsk nga Ukraina ka barazuar në çastet e fundit me rezultat 2:2 ndaj Marseilles, në takimin që u zhvillua në Hamburg të Gjermanisë.
Marseille nxori rezultat të mirë si mysafirë i skuadrës ukrainase që ka luajtur në Hamburg si vendas, në kuadër të ndeshjes së parë të tetës së finales së Euriopa League.
Matviienko në minutën e 68-të e Eguinaldo (90+2’) shënuan për Shakhtarin e Aubameyang në atë të 54-tën e Ndiaye (90’) për skuadrën franceze.