Galatasaray si vendas ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Spartës së Pragës.
Skuadrën turke e pret punë e madhe në takimin e kthimit të të tetës së finales së Europa League.
Për Galatasarayn shënuan Demirbyay (19'), Krejci (61' - autogol) e Icadi (90+1’) dhe për Spartën realizuan Preciado (47') e Kuchta (69').
Duhet theksuar se Galatasaray mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 62-të, kur Nelsson është përjashtuar me karton të kuq.
Rynes i Spartës në minutën e 80-të është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.