Mbappe e merr ofertën e Realit

Futboll

Mbappe e merr ofertën e Realit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 22:20
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe nuk do të vazhdojë me Paris Saint-Germain përtej këtij sezoni.

Ylli francez ia ka kumtuar vendimin e tij presidentit Nasser Al-Khelaifi.

Ndërsa, Real Madridi veçse ia ka dërguar një kontratë Mbappes.

Kontrata është më e vogël sesa ajo e vitit 2022, ndërsa gjithashtu më e ulët se paga që aktualisht e ka Mbappe.

Real Madridi dëshiron që Mbappe t’i bashkohet klubit sipas kushteve të tyre, pasi kanë shpenzuar vite në këtë saga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat